Pas Delagacionit të BE-së në Tiranë, një tjetër reagim është bërë publik ditën e sotme në lidhje me situatën e krijuar me mediat e Fokus Media News, si pasojë e aksionit të paprecedent të policisë.

Ambasada Holandeze në Shqipëri përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada e Holandës thekson se për Mbretërinë e Holandës, liria e medias dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore, pasi ato janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit.

Bashkangjitur me postimin, ambasada e Holandës ka publikuar qendrimin e delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Delegacioni i BE-së nënvizon se është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

Reagimi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj.

Reagimi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj.

Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb