Qendra Evropiane për lirinë e medias dhe shtypit ka reaguar përmes një deklarate në rrjetet sociale se mbështet gazetarët e Focus Media News, të cilët nuk u lejuan të hynin në ambientet e punës mëngjesin e sotëm.

Në një postim, Qendra evropiane për lirinë e medias e shtypit thotë se është e vërtetë që kjo kompani nuk e ka më këtë ndërtesë me qira mirëpo shumë mediave tjera iu ka vazhdu qiraja në objektet shtetërore.

Pengesat e krijuara sot për gazetarët e Grupit të Fokusit të Medias – ndalimi i tyre për të hyrë në ndërtesën ku punojnë, ndërprerja e energjisë elektrike dhe ndërprerja e sinjalit televiziv të shtunën në mëngjes – janë masa të papërshtatshme të ndërmarra nga autoritetet shqiptare.

Ne i bashkohemi thirrjes së Gazetarëve të Sigurt dhe Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë drejtuar autoriteteve shqiptare që të heqin menjëherë bllokadën, të rivendosin energjinë elektrike dhe të lejojnë akses të plotë dhe të papenguar për gazetarët në vendet e tyre të punës”, thuhet në reagimin e Qendrë evropiane për lirinë e medias e shtypit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb