Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të organizojë të hënën një protestë në mbështetje të gazetarëve të News24, të cilët gjatë ditës së sotme nuk u lejuan të hyjnë në redaksi pasi godina u pushtua nga forcat e shumta të policisë.
Në deklaratën për mediat, AGSH thotë se fikja e sinjalit të News24 dhe rrethimi me forca policie i redaksive të News24, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Balkanëeb është një alarm i fortë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri.
“Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, ky është një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari.
I bëjmë thirrje urgjente Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të sqarojnë me dokumente pozicionet e tyre dhe bazën ligjore të këtij veprimi ekstrem. Heshtja nuk është opsion.
Në shenjë solidariteti me kolegët tanë dhe në mbrojtje të fjalës së lirë, ftojmë gazetarë, organizata dhe çdo qytetar që beson në demokraci të bashkohen me ne në protestë:
E hënë, 11 gusht 2025
Ora 12:00\Përpara godinës së Fokus Media Group
Demokracia vdes në errësirë”, thuhet në deklaratë.
