Gazetarët e News24 kanë protestuar sot para godinës së televizionit ku kanë punuar prej më shumë se një dekade.
Moderatorja e lajmeve në News24, Daljana Sejdia u shpreh se ndjehet e keqardhur që ka ardhur kjo ditë, ku gazetarët e këtij televizioni të parë informative të mos lejohen të punojnë në vendin e tyre të punës.
“Nuk e di me çfarë do ta zëvendësojnë tani shprehjen “çojeni pak te News24 të shohim lajmet”, tha Sejdia duke falenderuar njëkohësisht kolegët e tjerë të medias dhe qytetarët për mbështejtjen dhe solidaritetin e shprehur.
Sejdia tha se News24 ka shërbyer shumë për t’i informuar qytetarët teksa i ka bërë thirrje të qëndrojnë të fortë.
(BalkanWeb)
