Me lot në sy, rreth 70 tregtarë të tregut të rrobave të përdorura në Durrës po mbledhin në thasë gjithë mallin e tyre, i cili është dëmtuar rëndë nga përmbytja. Humbjet për secilin tregtar janë të mëdha, duke arritur miliona lekë të vjetra, dhe disa prej tyre rrezikojnë falimentimin dhe shtimin e borxheve.
Për tregtarët, kjo është hera e dytë që ambienti i tyre përmbytet. Dëmi i parë ndodhi në shtator 2025, por këtë herë situata është më e rëndë: tregu, i cili ndodhet nën nivelin e rrugës, uji ka arritur deri në 1.5 metra lartësi, duke e bërë dëmin thuajse të pallogaritshëm.
Tregtarët apelojnë për ndihmë nga bashkia, duke kërkuar mbështetje për të përballuar humbjet e mëdha dhe për të rikuperuar aktivitetin e tyre.
