TIRANE- Pasi kryeministri Edi Rama publikoi një nga spotet e fushatës së Partisë Socialiste, lumë komentesh nisën në faqen e “Facebook’-ut të tij.

Kështu, mes personave që komentuan ishte dhe një qytetar që përveç faktit që pyeste se çfarë nënkuptohej kur fliste zonjusha në spot, ankohej dhe pse se kryeministri i kishte fshirë komentin e mëparshëm. Andaj, kreu i qeverisë nuk ka nguruar që t’i kthejë përgjigje qytetarit.

Ai i shpjegon se faqja e tij monitorohet nga një Roje Etike, ndërsa komentet që përmbajnë fyerje fshihen e më pas ‘përcillet’ jashtë faqes.
Rama koment
KOMENTUESI 1: Çfare kupton kurr thote zonjusha hera e pare duhet te jete me personin? Se ky kryetari juaj ma fshiu komentin mua ???

RAMA: Claydee une nuk fshij komente se nuk e kam ate detyre, kjo faqe ka nje Roje te Etikes dhe kush shkruan mbrapshtira ketu, ne fillim i fshihet komenti pastaj percillet jashte! Kjo eshte faqe per miqte qe mund te kritikojne e te bejne humor sa e duan, edhe duke qene jovotues te mite, po ama kur kalohet limiti i lejuar e humbet e drejten e kesaj shoqerie ketu?

KOMENTUESI 2:
A mund te votojmë nga jasht shtetit pa ardhur ne Shqipëri ? na tregoni ne se ashte mundesija
RAMA: Nuk mundet po mund te ngresh telefonin dhe t’i besh 10 vota te sigurta qe andej duke folur me njerezit e tu ketu? Shume faleminderit
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: