Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 10:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Pritet që mbledhja të drejtohet nga Taulant Balla, hera e parë që nga Asambleja e PS, ku kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri.
Në takim do të jetë i pranishëm edhe vetë Rama, i cili sapo ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.
Rama pritet të diskutojë me deputetët e sapo betuar mbi vijimin e punës parlamentare, prioritetet e mazhorancës në këtë mandat, si dhe përgatitjet për strukturat drejtuese të Kuvendit.
