Roma po mendon për edicionin e ri, me lëvizjet në merkaton hyrëse dhe dalëse që kanë qenë mjaft interesante. Trajneri Gasperini është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion, gjithsesi, prapavija duket se ka nevojë për sistemim.
Tekniku i ri i kryeqytetasve është impresionuar nga performancat e Mario Hermosos dhe kjo mund të bëjë që për Marash Kumbullën të mos ketë vend. Sipas Gazetta dello Sport, mundësitë që Hermoso të qëndrojë janë rritur ndjeshëm.
Në krahun tjetër, e ardhmja e Marash Kumbullës mbetet enigmë, me mbrojtësin e kombëtares që pret të mësojë fatin e tij për të ardhmen. Nuk përjashtohet mundësia që Kumbulla të rikthehet te Espanyol, skuadër në të cilën ishte i huazuar në sezonin ku shkoi.
Gjithsesi, për momentin klubi i La Liga nuk është në tratativa me Romën dhe për të mësuar nëse do ketë diçka konkrete, duhet kohë.
Kujtojmë që Kumbulla, pasi u transferua nga Verona, luajti 3 sezone te Roma, për të kaluar më pas në huazim te Sassuolo dhe Espanyol. Ai ka kontratë me klubin italian deri në 2027.
