ANGLI

Manchester United ka fituar në fund të ndeshjes ndaj West Ham. ‘Heroi’ i sfidës ishte de Gea që në minutën e fundit priti penalltinë ndaj kundërshtarëve.

Në fakt, ishin londinezët që shënuan të parët me Benrahma, por pas pesë minutazh falë dhe një asisti magjik të Fernandes, Cristiano Ronaldo realizoi pas goditjes së dytë radhazi.

Portugezi nuk po ndalet së shënuari që nga rikthimi te ‘Djajtë’ dhe po ndihmon Manchester United të rikthehet në piedestalin e Premier League.

Më pas Lingard me një lëvizje të bukur në zonë shënoi një gol spektakolar. Në fund, West Ham fiton penallti dhe përsipër e merr veterani Mark Noble që u fut nga trajneri në minutën e 95-të vetëm për ta gjuajtur.

Doli se zëvendësimi ishte i gabuar dhe Noble humbi penalltinë për t’i dhuruar 3 pikët Manchester United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb