Berat Gjimshiti ka shënuar sot dy herë me fanellën e Atalantës, duke ndihmuar skuadrën e tij që të përmbyste një ndeshje të komplikuar në Ligën e Europës ndaj Olimpiakos. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare shënoi në minuta 61 dhe 63 të duelit, për të kthyer sfidën në shifrat 2-1 për ekipin e tij.

Ndaj nuk ishte aspak rastësi që edhe adresa zyrtare e Ligës së Europës në Twitter, të mos ngurronte ta cilësonte një hero të vërtetë mbrojtësin shqiptar i cili i dha suksesin skuadrës italiane.

Screenshot 2022 02 17 11.08.46 Pm
Postimi i UEFA-s

“Heroi i Atalantës Berat Gjimshiti! Dy gola në 2 minuta”, shkruante adresa zyrtare për futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Këto në fakt nuk ishin golat e parë të Gjimshitit në arenën ndërkombëtare, Ai kishte shënuar një gol më parë në sezonin 2014-2015 me fanellën e Zyrihut ndaj Apollon Limasol, në fazën në grupe të Ligës së Europës.

Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: