Sikur mos të ishte për një polic nga Ohio, SHBA, Christopher Jones sot nuk do të ishte i gjallë.
Gjatë verës së vitit 1997, efektivi James Poole kishte shpëtuar një 5-vjeçar që po mbytej në pishinë.
Që atëherë, djaloshi nuk e kishte harruar kurrë emrin e njeriut që ia shpëtoi jetën edhe pse fare i vogel. Me të hyrë në llogarinë e Njësisë Policore të Clombus, ai e gjeti policin dhe kërkoi të takohej me të.
Poole ishte ftuar në një sallë, ku i ishte thënë se do të takohej me disa zyrtarë nga vendet tjera, por ngjarja mori rrjedhë tjetër. “Më mban mend? Të kujtohet një fëmijë që e ke shpëtuar gjatë vitit 1997”, e ka pyetur ai 43-vjeçarin në uniformë.
Ky i fundit nuk ka folur asgjë, por ka filluar të qajë dhe e ka shtrënguar fort 24-vjeçarin.
“Kurrë nuk do të mendoja, se dikush do të vinte për të më falënderuar pas kaq vitesh”, ka thënë polici, që i është gëzuar shumë kësaj surprize. Ata kanë folur gjatë për rastin dhe kanë kujtuar momentin kur shpëtoi vogëlushin 5-vjeçar.
(m.k/BalkanWeb)
