Këto janë heroinat e filmave, që kanë arritur të fitojnë miliarda USD nga shitjet në gjithë botën, duke pushtuar botën përmes roleve të tyre si heroina dhe ikona të kinematografisë. Në vend të parë qëndron filmi Avatar i James Cameron, i cili ka gjeneruar plot 2.7 miliardë dollarë të ardhuara me protagoniste Zoe Salanda. Një tjetër heroinë protagoniste, që bëri botën të qajë dhe që grumbullloi 2.1 miliardë dollarë nga shfaqjet në mbarë botën është Kate Winslet në Titanikun e famshëm në krah te Leo Di Caprios.
Scarlett Johansson është një tjetër superheroinë e filmit të realizuar në 2012-ën “The Avengers” me fitime që shkuan në 1.5 miliardë dollarë.
Iron Man 3 është një tjetër realizim kinematografik që mblodhi 1.2 miliardë dollarë me protagoniste Gwyneth Paltrow në rolin e Pepper Potts.
Transformers: Dark of the Moon me protagoniste yllin Rosie Huntington-Whiteley, arriti të fitonte 1.1 miliardë dollarë në mbarë botën.
Bérénice Marloheme është një tjetër heroinë e filmit me 1.1 miliardë USD, me rolin e saj si vajza “bond”. Me radhë vijnë heroinat; Nicola Peltz, në filmin që mblodhi rreth 1 miliardë USD, Transformers: Age of Extinction, Anne Hathaway protagoniste e filmit The Dark Knight Rises, Keira Knightley dhe Penélope Cruz në seritë Piratëve të Karaibeve, filma që shkuan plot në 1 miliardë dollarë fitime. (da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb