Demokrati Dorian Teliti ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Teliti shkruan se është qesharake që prioritet nuk është kapja e kriminelëve, por mbyllja e zërit të atyre që guxojnë të flasin.
“Por ne nuk do të heshtim. Sepse një vend ku mediat rrethohen dhe bandat festojnë, nuk mund të quhet kurrë demokratik.
STOP dhunës ndaj fjalës së lirë!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
SHQIPËRIA 2025: NUK RRETHOHEN BANDAT, POR MEDIAT E LIRA!
❌ Një mëngjes i hidhur ky i sotmi për lirinë e fjalës në Shqipëri. Ndërsa bandat lëvizin lirshëm dhe korrupsioni gërryen themelet e shtetit, “prioritet” i yni paska qenë rrethimi policor i një prej mediave kryesore në vend. Po, e dëgjuat mirë: jo kapja e kriminelëve, por mbyllja e zërit të atyre që guxojnë të flasin.
⛔ Është qesharake, po aq sa tragjike. Duket se armiku më i madh i pushtetit nuk janë ata që shkelin ligjin, por ata që denoncojnë shkeljet e tij.
🆘 Ky akt i shëmtuar nuk është thjesht një sulm ndaj medias, por një mesazh i qartë për çdo qytetar: “Hesht, ose do të përballesh me forcën e shtetit!”.
👉 Por ne nuk do të heshtim. Sepse një vend ku mediat rrethohen dhe bandat festojnë, nuk mund të quhet kurrë demokratik.
🔷 STOP dhunës ndaj fjalës së lirë!
