Rusia ka nisur prej muajsh një sulm në Ukrainë. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakufintjë për ukrainasit, por një solidarizim i tillë nuk ka ardhur nga një emër i njohur siç është Anatoliy Tymoshchuk, ish-lojtar i Bayern Munich.

Edhe pse Tymoshchuk ka gjak ukrainas, nuk ka thënë asnjë fjalë për atë që po ndodh.

Sulmuesi i Kombëtares së këtij vendi, Andriu Yarmolenko zbulon se ka patur një telefonatë me tone të larta  me idhullin e dikurshëm që tashmë është asistent trajner në Rusi.

 

“E pyeta se si arrin të flejë gjatë natës. Ai më tha se nuk fle fare. I kam thënë që ka qenë një idhull për mua, ka qenë një model të cilin kam dashur ta ndjek ndërsa tashmë ai është një hiç. Më është përgjigjur me fjalor banal, ndërsa edhe unë ia ktheva në të njëjtën formë” – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb