Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas skandalit që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku në aferën miliona euro të tunelit të Llogarasë, duke u bërë thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë kundër qeverisë. Në dosjen e SPAK, Balluku del në pah në rolin e protagonistes që ndjek hap pas hapi procedurat e tenderit, duke urdhëruar anulimin e procesit dhe përsëritjen me një vlerë 50 mln euro më shumë, ndërsa fituesi ka qenë i paracaktuar, kompania turke ASL.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha bëri thirrje për protesta duke deklaruar se heshtja e qytetarëve është shkatërrimtare dhe se vetëm përballja në shesh mund t’i japë fund, siç thotë ai, kapjes së shtetit nga korrupsioni.
Ish-kryeministri thekson se përgjigjja e vetme ndaj abuzimeve të pushtetit duhet të jetë reagimi qytetar dhe rezistenca pa kthim.
Sali Berisha: Të mos harrojmë se kushtet në të cilat veprojnë janë kushte jashtëzakonisht të vështira presioni politik. Çfarë mund t’i thoni ju një punonjësi që guxon të shkojë të bëjë auditin e kryeministrit. Dhe jo e bllokojnë, por e terrorizojnë. E detyrojnë të largohet nga detyra. Ku pranon ai të bëjë auditin? Të bëjë detyrën? Mjafton të lexoni ju mesazhin që Lubi Balluku i dërgon Ervisit ku i tregon terrorin e brendshëm të saj shpirtëror. I thotë se jeta ime varet nga ti. Mos e merrni me kuptime të tjera. Po, po. Se ka porosi nga Ramaduro se o tunelin, o do qërohesh.
Mos u transfiguroni. Ore, ju jeni prindër, jeni njerëz, jeni intelektualë, jeni të shkolluar, jeni nëna, jeni baballarë, jeni të gjitha, por mos përsërisni skenat e këshilltarëve të bashkisë. A i patë ju se si i mori një nga një për të votuar.
Unë u them ju që absolutisht kam punuar ditë e natë kundër Erion Veliajt, këtë nuk e mohoj unë se e meritonte. Por njeriu ka ligje përpara që nuk mund t’i bëjë kurrë. I mori si në proces këshilltarët. I terrorizoi për të votuar për të thyer Kushtetutën. Ja ku doli tani. Unë këtë fjalë e kam me qytetarët. Nuk kemi pse presim. Duhet të veprojmë. Dosjet janë sa mali i Dajtit.
Heshtja juaj është shkatërrimtare të dashur qytetarë. Duhet të dalim në shesh, duhet të përballemi. Po dosjet e AKSHI-t, që gjithë Shqipëria thotë se është kopshti privat i Edi Ramës? Ku janë?
Po sigurisht auditi nuk mund ta kontrollojë Ramën se do i gjejë shishen Romanee Conti 33 mijë euro? Do t’i gjejë Benzin. Ka blerë Benz të blinduar të ri për 600 mijë euro. Iu kujtohet kur 20 vite më parë blemë një Benz për delegacionet se e kërkonin ata që vinin. Nuk e kisha parë njëherë me sy, veçse kur kanë hipur miqtë. Çfarë bëri kur erdhi në pushtet? Shikoni ligësinë njerëzore.
E thirri punonjësin, i tha do thuash e ka përdorur Berisha, Benzin. Jo, tha ai, nuk e ka përdorur asnjëherë. E pushoi nga puna. Dhe ka emër dhe mbiemër ai punonjës i ndershëm
Sepse Benzi ishte në parkun e delegacioneve, jo i imi në kryeministri. Kurse tani bllokon dy Benza dhe një veturë tjetër që thotë ma bleu partia 500 mijë euro. Ka vilën me themele 57 metra të gjata dhe miliardat të depozituara. Ç’është tuneli i Llogarasë? Tuneli i Llogarasë është vepër kryekëput e tij. Dhe do tani ta paraqesë si share me palën turke. Jo mo jo, është vjedhje e mirëfilltë e tij.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
“1 drejtor me 40 këshilltarë. Punësime me kuç e maç për vota”, Bozdo: Me gjithë hallet, Balluku duhet të ishte në Kuvend. Të japë llogari për borxhet mes institucioneve!
-
“Prit t’i çoj fjalën atij “k*rvës” që kërcënon me SMS”/ Shehaj “zbërthen” mesazhet e Ballukut me Berberin: Tenderi i tunelit u miratua pasi “shefi” dha lejen…
-
VIDEO/ Dosja ‘Balluku’, Xhixho: Si askund në botë, një zv.kryeministre në hetim, s’jep dorëheqjen, as e shkarkojnë
-
“Të përballet me drejtësinë para se të vazhdojë propagandën mediatike”, Zef Preçi: Dalja e Ballukut, fyese dhe poshtëruese për qytetarët shqiptarë
-
Balluku e pandehur nga SPAK/ Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “me një të rënë të lapsit”
-
“Bleu ‘Benz’ të ri të blinduar, pijë 33 mijë euro në zyrë”, Berisha tregon historinë me ish-punonjësin: E thirri Rama dhe e pyeti nëse e kisha përdorur makinën, por…
-
VIDEO/ “Zgjohuni sa s’është vonë”, Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Do përfundoni si Veliaj dhe Beqaj! Po luftoni të mbushni xhepat e Ramës
-
E pandehur nga SPAK/ PD kërkoi interpelancë urgjente me Ballukun, mazhoranca rrëzon kërkesën. Ja si votuan deputetët
-
VIDEO/ “Rama përdori Belindën e vet për tunelin e Llogarasë”, Klevis Balliu kërkoi interpelancë: Shtesat 50 mln euro s’vijnë kurrë pa urdhrin e shefit
-
VIDEO/ Peleshi rrëzon kërkesën e Balliut për interpelancë me Belinda Ballukun: Nuk ndërhyjmë te punët e drejtësisë
-
“Kontrolloi në çdo hap procedurën përmes mesazheve në Signal”, BIRN: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë
-
VIDEO/ “Shumë shpejt jemi para Kryeministrisë!”, Berisha ‘zbërthen’ mesazhet e Ballukut me Berberin: E terrorizuar nga Rama. Askush s’e shet veten si ajo!
-
VIDEO/ “Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës” – Shehaj lexon mesazhet e Ballukut me Berberin: I shkruante “shefit”. Në Parlament flitet kush është burrë apo grua, por jo për skandalin
-
Përplasje në Kuvend/ Topalli kërkon ndërprerjen e seancës, Peleshi: 10 minuta pushim
-
“S’jam nga rraca e tyre”/ Këlliçi kërkesë: Balla të përjashtohet se fyeu deputetët e opozitës. Seanca të ndërpritet
-
“Pas logos së PS askënd s’mund të mbulojmë…”, Kapri vendos videon e Ramës në Kuvend: Balluku të vijë të tregojë kush është “k*rva” që e kërcënon!
-
VIDEO/ “Balluku doli në përgjime se u ka vjedhur miliona euro shqiptarëve!”, Shehaj në Kuvend: Nuk ma mbyllni dot gojën, do të flas! Peleshi i pret fjalën
-
Strazimiri: Ligji për barazinë gjinore u miratua në shkelje të procedurave, një turp që do të mbetet në analet e Kuvendit
-
Opozita proteston për barazinë gjinore, por nuk ngrihet për aferën 50 milionëshe të Ballukut
-
“Shko thuaja gjyshes tënde, për atë do votosh kundër!”/ Balla në Kuvend: Dilni e bërtisni për ilaçet e Onkologjikut, por…
-
Dosjet tronditëse të Ballukut/ Mesazhe, ndërhyrje dhe prova flagrante, testi më i madh për besueshmërinë e SPAK
-
VIDEO/ “O namuzqar, ngrije kokën o Sali”, Balla: Je gënjeshtar, nuk flitet në ligj për përkatësi të shumëfishtë gjinore
-
“U prek nga epitet e Balliut për Ramën se ndjente rivalitet?”, Zhupa: Ku e keni Ballukun? Të vijë të japë llogari për paratë e shqiptarëve
-
VIDEO/ “50 mln euro më shumë “Llogaraja””, Ina Zhupa flet për skandalin e Belinda Ballukut: Ka vjedhur paratë e shqiptarëve
-
Berisha: Mesazhet që “Lubia” i dërgonte Berberit, të diktuara nga Edi Rama. Do të merremi drejtpërdrejt me të!