Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar ndaj sekuestros së mediave të grupit mediatik Hysenbelliu Group. Zhupa e cilëson një akt taleban dhe dhunë shtetërore me qëllim vrasjen e lirisë të secilit nga ne.
Zhupa kujton se ky akt vjen pas presioneve dhe dhunës së vazhdueshme për ta kthyer në një media të nënshtruar.
“Sulmet e vazhdueshme ndaj kompanive të grupit mediatik që nga tritoli dhe represioni shtetëror me qëllim mbylljen e gojës dhe kthimin në një vegël të rregjimit nuk kanë funksionuar dhe News 24, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare kanë vazhduar me cilësi profesionale në përmbushje të interesit publik. Kjo nuk i shkon përshtat rregjimit dhe urdhëron forcërisht mbylljen dhe sekuestron e këtij grupi mediatik”- shprehet Zhupa
Ajo bën thirrje për reagim qytetar: Sot është dita të veprojmë të gjithë, nesër është shumë vonë. Liria po rrëmbehet, fjala po ndalohet në mënyrë arbitrare, gazetarët po cënohen në kryerjen e misionit të tyre”
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Akt taleban ndaj medias së lirë dhe të pakapur. Heshtja sot është pranim i diktaturës.
Me urdhër politik të Edi Ramës, me një vegël si Ardi Veliu prej orëve të para të mëngjesit policia ka zbarkuar si pushtues në godinën e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.
Media më e madhe informative në vend, një pasuri publike që mbrohet nga e drejta kushtetuese e informimit sulmohet si talebanët pa ligj, pa moral, duke cënuar të drejtat e gazetarëve dhe të publikut.
Sulmet e vazhdueshme ndaj kompanive të grupit mediatik që nga tritoli dhe represioni shtetëror me qëllim mbylljen e gojës dhe kthimin në një vegël të rregjimit nuk kanë funksionuar dhe News 24, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare kanë vazhduar me cilësi profesionale në përmbushje të interesit publik. Kjo nuk i shkon përshtat rregjimit dhe urdhëron forcërisht mbylljen dhe sekuestron e këtij grupi mediatik.
Dhuna shtetërore sot është vrasje e lirisë të secilit nga ne!
Sot është dita të veprojmë të gjithë, nesër është shumë vonë. Liria po rrëmbehet, fjala po ndalohet në mënyrë arbitrare, gazetarët po cënohen në kryerjen e misionit të tyre.
