Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka reaguar lidhur me dosjen hetimore ndaj ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
SPAK i përgjigjet interesimit të gazetares së News24, Klodiana Lala duke deklaruar se dosja ka mbërritur nga Prokuroria e Tiranës, për kompetencë.
Gjithashtu, SPAK sqaron se për dosjen është hedhur shorti për prokurorin dhe kanë nisur verifikimet.
Përgjigjja e SPAK
“Prokuroria e Tiranës na ka përcjellë dosjen për kompetencë.
Dosja është shortuar dhe po verifikohet”.
Arbjan Mazniku mban aktualisht postin e ministrit të Shtetit për Pushtetit Vendor, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit ishte drejtues politik i PS në Qarkun e Elbasanit.
(BalkanWeb)
