Me vendim të Gjykatës së Posaçme është bërë një kontroll i befasishëm në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit.
Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kontroll është ushtruar edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku. Këtij të fundit gjatë kontrollit i janë gjetur 20 fishekë në banesën e tij.
Aksioni në fjalë është bërë pas një hetimi nga ana e SPAK që kishte nisur që në 2020 për pronat te Gjiri i Lalzit. Ndërkohë, Lala konfirmon se Luku, pasi është shoqëruar në polici, është lënë i lirë. Nuk dihet ende nëse janë gjetur sende komprometuese apo të paligjshme në banesat e zyrtarëve të tjerë.
(BalkanWeb)
