Në vijim të fjalës së mbajtur në aktivitetit për 105-vjetorin e Tiranës, kryeministri Edi Rama u ndal dhe tek hetimi i nisur nga SPAK ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka.
Kryeministri u shpreh se kryetarja e komisionit ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori.
“Ua thashë unë jam bërë ndjekës i vëmendshëm i këtij procesi për arsye se jam gjendur krejt pa dashje në kushte që duhet të dëgjoja disa njerëz të artit. Nuk janë fare ata që shikoni nëpër ato listat, kështu që mund ta them se ata janë njerëz të lirë, njerëz të artit që kanë parë picir në hetimet apo intervista apo ca quhen ato me atë prokuror që realisht unë do të doja që të binde këdo me prova, mbase i ka. Po ama i ka apo si ka metoda është e papranueshme.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka kërkuar ose ka kërkuar të dëgjohet nga Grupi Parlamentar. Pse? Për arsyen e thjeshtë se e ka dëgjuar nga televizori, jo nga prokurorët, nga televizori, nga gazetarë special që disponojnë dokumenta që nuk i kanë as të akuzuarit, i disponojnë më shpejt, që është person i dyshuar, kryetari i Komisionit të Ligjeve, jo se kryetari i Komisionit të Ligjeve mund të mos jetë person i dyshuar, por që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga televizori, që emri i figuron në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë. Ej, ça është kjo? Asnjëherë mos të jetë pyetur, mos i jetë dhënë e drejta e fjalës që thotë çfarë mendon apo jo?
Po, këto nuk janë shenja aspak të mira dhe unë dua të shpresoj që këto janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundjeje vetëkënaqësie dhe vetëbesimi dhe dua të besoj që ajo që kam thënë dhe unë qëndroj asaj në aspektin e rrezikut, që kjo nuk është republikë prokurorësh, të mos jetë diçka që tanimë është në materializimin e vet përfundimtar.
Sepse do të ishte pastaj autogoli më i madh që në vullnet të mirë, edhe sy mbyllur për të kërkuar më të mirën për ta transformuar këtë vend, duke transformuar drejtësinë, ne do të bënim.’, deklaroi kryeministri Rama.