Gjatë diskutimit në emisionin “Studio 24”, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se hetimi ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku mund të avancojë, dhe SPAK ka mundësinë të kërkojë mandatin e saj në kuadër të hetimit të ri për pasurinë dhe mundësitë e dyshimta të pastrimit të parave.

Lala theksoi se nëse gjatë hetimit të ri pasuror të SPAK mund të gjenden prova ose skema të dyshimta të pastrimit të parave, institucionet mund të kërkojnë edhe lejen për arrestimin e ministres.

“Maksimumi që mund të ndodhë aktualisht është dhënia e autorizimit për kontroll në banesë dhe marrja e aparatit të telefonit, por kjo nuk ka shumë logjikë dhe do të ishte si rasti i Saimir Tahirit. Është një gjë e pavlerë,” tha Lala.

Ajo shtoi se kryeministri Edi Rama po përdor “makinacione” duke deklaruar se ka dhënë autorizimin për hetime, ndërsa paralajmëroi se priten ndryshime në Kodin Penal që sipas saj bëhen enkas për të mbrojtur Ballukun.

Klodiana Lala: Maksimumi që mund të ndodhë mund të shkohet tek dhënia e autorizimit për kontroll banese dhe marrja e një aparati telefoni. Por nuk do të kishte logjikë, dhe do të ishte si rasti i Saimir Tahirit. Është dicka e pavlerë, Rama po përdor një makinacion duke thënë se e dhashë autorizimin. Priten ndryshime në Kodin Penal, që po bëhen enkas për të mbrojtur Ballukun.

SPAK mund ta rikërkojë mandatin e Ballukut, gjatë hetimit të ri të nisur për të, hetimi pasuror, nëse mund të gjenden prova e fakte apo mund të zbulohen skema të pastrimit të parave, mund të kërkohet leja për arrestimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb