Vetëm disa orë pasi 33-vjeçarja Roula Pispirigou u la në paraburgim për vrasjen me paramendim të vajzës së saj 9-vjeçare, Georgina, hetuesja e e 18-të që po merret me çështjen, Christina Salappa, jo vetëm që nuk ndalet, por është duke përshpejtuar hetimet duke kërkuar t’i japë fund kësaj historie që tronditi mbarë Greqinë.

Mediat fqinje raportojnë se nga kontrolli i policisë në shtëpinë e të akuzuarës, në Patra, janë gjetur dhe konfiskuar 8 celularë, të cilët janë vënë në “lupë” për të tërhequr të dhënat e tyre me qëllim gjetjen e mesazheve dhe komunikimeve telefonike të 33-vjeçares.

Megjithatë, vlerësohet se e-mail-i i Roula Pispirigou do të jetë informacion i dobishëm për të kuptuar nëse ajo po kërkonte vërtet përmes internetit për të marrë ketaminën që akuzohet se i kishte dhënë Georgina.

Si hetuesja ashtu edhe prokurori George Polykratis, të cilët do t’i paraqesin propozimin përkatës këshillit gjyqësor kompetent, besojnë se do të mund të kompozojnë pjesët e panjohura të “puzzle”-it që do të dëshmojnë krimin monstruoz që ajo ka kryer.

Në kuadër të marrjes në pyetje pritet që të thirren për të dëshmuar mjekë dhe infermierë të “Karamandaneio” të Patrës, “Onassis” dhe Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, ku po trajtohej 9-vjeçarja Georgina. Gjithashtu, do të thirren edhe persona të afërt më të, si dhe ish-bashkëshorti i saj, Manos Daskalakis për të hedhur dritë në historinë tronditëse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: