Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka lëshuar një breshëri raketash ndaj një baze izraelite të kontrollit ajror më 27 shkurt në kundërpërgjigje të një sulmi vdekjeprurës ajror të kryer nga Izraeli në lindje të Libanit.

Hezbollahu, që është aleat i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor. Por, sulmet ajrore kryesisht janë kufizuar në zonën kufitare. Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka shenjestuar “bazën e kontrollit ajror Meron… me breshëri raketash nga disa raketahedhës”.

Ky grup tha se raketat u gjuajtën në kundërpërgjigje të sulmeve të para të luftës së Izraelit në lindje të Libanit. Izraeli ka shenjestuar caqet e Hezboollahut në afërsi të qytetit Balbek, duke vrarë dy luftëtarë. Ushtria izraelite tha se ka sulmuar mbrojtjen ajrore të Hezbollahut, pasi grupi libanez rrëzoi një dron izraelit.

Në kundërpërgjigje, Hezbollahu veçse kishte gjuajtur 60 raketa në një bazë ajrore izraelite në Lartësitë e aneksuara të Golanit, të hënën. Shkëmbimet e zjarrit në kufi që nga tetori kanë vrarë të paktën 284 persona në anën libaneze, shumica e të cilëve luftëtarë të Hezbllahut. Sipas të dhënave të agjencisë AFP, po ashtu janë vrarë edhe 44 civilë. Në anën izraelite, dhjetë ushtarë dhe gjashtë civilë janë vrarë, sipas ushtrisë izraelite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: