Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve u bë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Ky rreth i garave do të sjellë ndeshje tejet interesante. Mbrojtësja e këtij trofeu, Prishtina do të ballafaqohet me Ballkanin, kurse kampionia në fuqi e Superligës, Drita do të ketë përballë finalistin e vitit të kaluar, Llapin. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt, 2026.

Çiftet e 1/8 së finales

Prishtina – Ballkani

Gjilani – Liria

Feronikeli 74 – Dinamo

Drenica – Ferizaj

Dukagjini – Prishtina e Re

Drita – Llapi

Vushtrria – Vëllaznimi

Trepça 89 – Malisheva

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb