Detaje të reja zbulohen në lidhje me skandalin në Vorë, ku një shoqëri tregtare mblidhje prodhime të skaduara nga tregjet në qytete të ndryshme të vendit, dhe më pas i rihidhte në treg nën etiketa të falsifikuara, duke vënë kështu në rrezik jetën e qytetarëve.
BalkanWeb mëson se një nga personat e proceduar, është pikërisht ortaku i kompanisë “Master AL”, shtetasi Skifter Tagani.
Gjatë operacionit janë arrestuar edhe Florenc Domi administrator i subjektit tregtar dhe Agim Domi magazinier pranë subjektit tregtar “Master AL”.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.
Nga të dhënat në Qendrën Kombetare të Biznesitthuhet se objekt i kompanisë është:
Shoqëria ka për objekt të saj kryerjen dhe marrjen pjesë në të gjitha aktivitetet që një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar mund të ushtrojë në bazë të legjislacionit shqiptar, dhe në veçanti:
Në fushën e tregtisë: Import-eksport me shumicë e pakicë, tregti të mallrave industriale, ushqimore, blegtorale e bujqësore, veshmbathje, automjete, makinerive, pajisjeve hidrosanitare, veshje, mobiljeve, artikujve kozmetike, konfeksioneve, kancelari.
Tregti me pakicë të vajrave lubrifikantë e karburanteve.
Në fushën e ndërtimit: Për zbatim e projektim e ndërtime civile, ekonomike, punime dheu, sistemimin, taracime, prodhime elementësh të parafabrikuara, betoni e beton armë dhe kompletimi me instalimet e nevojshme për to. Ndërtime civile, industriale, turistike, bujqësore etj. Ndërtim rrugë të kategorive të ndryshme, veshje me asfaltobetoni të rrugëve/ndërtimmishtrese/sistemim e asfaltim sheshi.
Hapje komplekse sportive, hapje bar bufé, restorante, të hoteleve, pika servisi, lavazhe, fshatrave turistike, moteleve, si dhe agjenci për shit-blerje e dhënia me qira të pasurive të tundshme e të patundshme, agjenci komisionere, transport të udhëtarëve e mallrave si brenda dhe jashtë vendit.
Shërbime marketing. Gjithashtu, Shoqëria mund të kryejë çdo aktivitet tjetër të nevojshëm apo të dobishëm për realizimin e qëllimeve të saj, përfshirë edhe aktivitetin e ofrimit të shërbimeve, tregtimin, importin dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve.
Për të arritur objektin e saj, Shoqëria mund të realizojë drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë çdo lloj pjesëmarrjeje në shoqëri të tjera shqiptare apo të huaja, si edhe të hyjë në marrëdhënie kontraktore, bashkëpunimi ose ortakërie me persona të tretë, privatë ose publikë, vendas ose të huaj.
Skifter Tagani është edhe pronar i ANTER SHPK, për prodhim biskota dhe çokollata.
(BalkanWeb)
