Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Erisa Xhixho ka dënuar situatën e përmbytjeve në vend. Ajo thekson se Shqipëria ndodhet përballë kësaj situate të rëndë për shkak të korrupsionit qeveritar.

Shembulli më flagrant thotë ajo është rasti i Durrësit, ku hidrovori një investim prej 19 mln euro sot nuk kryen asnjë funksion. Dhe për më tepër, nënvizon Xhixho u pagua nga taksat e qytetarëve.

Reagimi:

Shqipërinë nuk po e përmbytin reshjet. Po e përmbyt korrupsioni qeveritar. Çdo shi i zakonshëm kthehet në emergjencë kombëtare, sepse paratë publike nuk shkojnë për parandalim, por për abuzim. Shembulli më flagrant është hidrovori i Durrësit, një investim 19 milionë euro, që sot rezulton i paaftë të kryejë funksionin për të cilin u pagua nga taksat e qytetarëve. Si mund të përmbytet Gjirokastra, veçse nga neglizhenca, paaftësia dhe korrupsioni? Banesa, biznese dhe rrugë nën ujë, ndërsa qeveria fshihet pas motit, duke shmangur përgjegjësinë. Nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, sepse nuk ka asnjë vullnet për të dëmshpërblyer qytetarët për dëmet e shkaktuara. Heshtja institucionale është zgjedhje politike. Problemi nuk është natyra. Problemi është mungesa e menaxhimit, korrupsioni në tendera dhe investimet fantazmë që dështojnë sapo bie shi. Qytetarët paguajnë miliona, por marrin përmbytje. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore. Është dështim i qëllimshëm i qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: