Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në qytetin e Himarës.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kreu i qeverisë u shpreh optimist se ky sezon do të jetë shumë i suksesshëm për qytetin, i cili, sipas tij, është tashmë i mbushur me vizitorë nga e gjithë bota.
Ai theksoi gjithashtu se projektet për zhvillimin e kësaj bashkie do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe se përparimi i Himarës është i sigurt dhe i pashmangshëm.
“Himara ka pësuar transformim rrënjësor. Ne do vazhdojmë të punojmë, të shtyjmë përpara punët dhe gjëja më e mirë që ka ndodhur në këtë territor është se ka rënë një qetësi dhe ndihet energjia pozitive. Projektet po marrin jetë falë vullnetit dhe iniciativës së bashkisë. Jam i bindur se sezoni do jetë fantastik”, tha Rama.