Detaje nga ngjarja e rëndë në Astir, ku u shkëput ashensori me 5 persona brenda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 e 30 të mbrëmjes së djeshme. Familja Kazhani kanë hipur në ashensor për t’u ngjitur në katin e 5 ku kanë banesën dhe në momentin që ashensori ka mbërritur në katin e 5 ka pësuar avari duke u shkëputur dhe rënë në katin zero. 5 pjestarët e familjes kanë marrë lëndime të lehta dhe pa pasoja, e vetmja që ka pasur dëmtime ka qenë 56-vjeçarja Selvije Kazhani, e cila ka bërë ekazaminime në spitalin e Traumës dhe pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali.

Në një komunikim për Neës24 për ngjarjen familja Kazhani me origjinë nga Burreli deklaruan se jetonin prej shumë pak kohësh me qira në banesën në Astir. Ata bënë me dije se sapo është hapur dera në katin e 5 dhe do dilnin prej aty, ashensori është shkëputur menjëherë dhe me shpejtësi ka rënë në katin zero. Sipas familjes Kazhani prej ditësh ata e kanë përdorur ashensorin dhe nuk ka pasur probleme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb