Romelu Lukaku i është rikthyer paraqitjeve fantastike me Interin, pas një nisje jo të mirë të sezonit në Milano.

Në fund të sezonit, huazimi i tij te zikaltërit do të përfundojë dhe ai do të kthehet në Londër te Chelsea, ku i porsaardhuri Mauricio Pochettino do të vlerësojë se çfarë duhet të bëjë me fatin e lojtarit. Blutë janë ende të interesuar për Harry Kane dhe Victor Osimhen, por nëse nuk ia dalin të bëjnë një goditje në qendër të sulmit, atëherë ata mund të mendojnë që të vendosin bast për “Big Rom”-in.

Sipas Sky Sport Deutschland nuk përjashtohet mundësia që  qendërsulmuesi belg  të huazohet sërish. Një hipotezë është që lojtari mund t’i ofrohet Real Madridit, si rezervë luksoze për Karim Benzema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: