Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe socialistët që të mos organizojnë atë që ai e ka quajtur anti miting në Vlorë. Sipas tij punonjësve të administratës u është dërguar mesazh të jenë pjesë e takimit, ndërsa tha se praktika e anti-mitingjeve është fashiste.
“Jam këtu për të denoncuar me forcë të madhe vendimin për të organizuar në Vlorë anti-mitingun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute anti-mitingjet tuaja nuk do të tolerohen e do të marrin përgjigjen e duhur. A ka akt më të turpshëm se të marrësh nëpunësit e të dalësh kundër qytetarëve? Hiqni dorë, anulojeni. Keni dërguar mesazh në punonjëst e gjithë jugut si Remiz Alia që donte të shpallte republikën e jugut. As mos e provoni! Është fashiste stalisniste praktika e anti-mitingjeve. Hiqni dorë. Gjithçka është terri dhe mungesa totale e transparencës.
Sot e tutje zonja Spahiu do të quhesh zonja Mëkati. E kupton vetë ti”, tha ai.
Ndërkohë në rrjetet sociale Berisha ka publikuare dhe mesazhet që sipas tij i janë dërguar administratës.
