Ka nisur edhe sot protesta në ditën e katërt për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Protestuesit kanë vijuar që të ecin në rrugën e “Myslim Shyrit.

Ata kanë bërë thirrje në kor, ndërsa ndër të tjera iu kanë kërkuar policëve edhe që të heqin kapelet.

Po ashtu, demonstruesit kanë bërë thirrje që të mos ketë dhunë ndaj policëve.

Me gjithë këto thirrje, policia ka përdorur që në fillim gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e irrituar.

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb