Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thekson se “Open Balkan” nuk ka lidhje me BE.

Sipas tij, kjo është konfirmuar edhe nga Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, e cila thotë se vendi duhet të orientohet drejt integrimit Evropian.

Vasili nënvizon se shqiptarët duan Evropën, ndërsa nga krahu tjetër, kryeministri Edi Rama sipas tij ka zgjedhur një tjetër rrugë, e po e drejton vendin në Lindje.

Postimi i Petrit Vasilit:

Parlamenti Europian shemb histerine e Rames: “Open Ballkan nuk ka lidhje me BE”.
Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos deklaron:

“Open Balkan është nisme që nuk ka lidhje me BE.
Jam e fokusuar në çështjen e integrimit ne BE për Shqipërinë, ashtu siç besoj se duhet të jemi të gjithë dhe në asgjë tjetër”, përfundoi znj. Santos.

Ketu marrin fund dihatjet histerike te Edi Rames per Open Ballkanin e tij pro serb dhe antishqiptar e antikosovar.
Analistet, qe Edi Rama i mban me para’ mund te vazhdojne te njejten kenge te shpifur per Open Ballkan per te justifikuar parate qe marrin prej tij.

Ka vetem nje rruge te drejte dhe qe shqiptaret e besojne dhe e duan: Integrimin Europian dhe Anetaresimin ne BE dhe orientimin vetem e te pandryshuar Perendimor!

Edi Rama ka gjithashtu edhe ai vetem nje rruge: Te punoje dite e nate kunder Europes dhe integrimit europian dhe te behet cope per interesat e Serbise dhe te çdo interesi qe vjen nga Lindja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb