Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në këto dy javë shansin e saj për të shkuar në evenimentin më të rëndësishëm për ekipe përfaqësuese, Kupën e Botës. Për herë të parë Shqipëria luan në play-off, ku përballë do të ketë fillimisht Poloninë, e në rast suksesi, më pas do të shkojë në finalen ndaj Ukrainës apo Suedisë.

Pak orë apo ditë ndajnë nga realizimi apo jo i kësaj ëndrre, e cila përveç të tjerave sjellë edhe fitime kolosale monetare për FSHF-në, pasi FIFA ka vendosur shpërblime të majme për të gjithë pjesëmarrësit.

Për çdo ekip që siguron biletën për aktivitetin në SHBA, FIFA ka caktuar një pagesë prej 1,5 milionë dollarësh, i cili i akordohet menjëherë për të përballuar shpenzimet dhe pjesën e organizimit të logjistikës para dhe gjatë aktivitetit.

Më pas, çdo pjesëmarrës ka të garantuar një tjetër shumë prej 9 milionë dollarësh si bonus, për ta shpenzuar si ta shohë të arsyeshme. Një shifër jashtëzakonisht e madhe vetëm për praninë në turne, ndërsa ka bonuse të tjera për kalimin e tureve deri në finalen e madhe të turneut, me fituesen që do të marrë një çek prej 50 milionë dollarësh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: