Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Urës Vajgurore. Një 30-vjeçare, nënë e një fëmije të mitur, ka shkuar te prindërit e saj në Dibër për një gëzim familjar, por kur është kthyer në banesën e bashkëjetuesit të saj ka zbuluar tradhtinë e këtij të fundit. Jo vetëm kaq, por ajo është përballur me një femër tjetër, e cila i është prezantuar si nusja e burrit që dashuronte.

T. Rama ka mësuar se i shoqi, me të cilin jetonte prej 5 vitesh (nuk kishin bërë celebrim), gjatë kohës që ndodhej emigrant në Greqi, ishte dashuruar me një vajzë nga një fshat i Beratit, Anduela R. Mësohet se kjo ishte zgjedhja më e fundit e Reli H. Kjo për faktin se 31-vjeçari ka pasur lidhje edhe me 3 femra të tjera, ku me të dytën ka pasur edhe celebrim dhe ishin prindër të dy fëmijëve. Pas përballjes, H. i ka kërkuar nënës së fëmijës së tij që të largohej nga banesa dhe të kthehej te prindërit e saj, pasi ai nuk ndjente më për të dhe do e lidhte jetën me Anduelën. Tejet e tronditur, e reja me origjinë nga Dibra ka bërë denoncim në polici.

Ajo ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen….

Per te lexuar historine e plote ne GSH.al klikoni ne kete link: http://www.gsh.al/2017/10/06/historia-beratasi-ka-marre-4-gra-30-vjecarja-si-me-tradhtoi-burri-pas-5-vitesh-te-dashuren-e-gjeta-ne-banese-me-tha-ik-do/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb