I larguar nga Shqipëria që në moshën 8-vjeçare, ai ka arritur majat e karrierës si mjek kardiolog në spitalet më të njohura të SHBA-së, si Johns Hopkins dhe Yale.
Në “Vila 24” me Anila Çelën, Andi rrëfen rrugëtimin e vështirë, sfidat, dashurinë për mjekësinë dhe përkushtimin për të ndihmuar të tjerët.

“Që fëmijë kam dashur të bëhem mjek pa e ditur arsyen pse, më pas kaluan vite dhe kuptova qe doja të ndihmoja njerëzit në momente të vështira, t’i kuroj e t’i ndryshoja jetën.

Kombinimi për të ndihmuar duke përdorur shkencën më ka pëlqyer gjithmonë ndaj dhe mjekësia ishte e duhura”- tha doktor Andi për News24.

I pyetur për një mundësi kthimi në atdhe, Andi thotë se mbetet gjithmonë një pikëpyetje.

“Unë deri tani kam ndërtuar jetën në Amerikë por kthehem cdo 2 vjet në Shqipëri. Por në të ardhmen nuk e di, është gjithmonë një pikëpyetje”, tha Andi Shahu gjatë intervistës me moderatoren Anila Çelaj në “Vila 24”.

Në lidhje me të ardhmen e tij në profesion, Andi tha se ka plane.

“Unë do të bëj dhe një specializim tjetër, quhet kujdesi intensiv, është një eksperiencë e re për mua dhe në vitin 2026 unë do të nis punë si kardiolog në SHBA”, tha ndër të tjera Andi.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb