Modelja Gigi Hadid zbuloi së fundmi se si ajo dhe Bradley Cooper filluan të takoheshin, duke vënë në dukje se pavarësisht publicitetit që të dy kanë  çifti fillimisht u afruan në një mënyrë shumë të natyrshme.

Teksa ka dhënë një intervistë për Vogue, 29-vjeçarja dhe ka treguar se takimi i tyre i parë është zhvilluar në një ambient të përditshëm, konkretisht në një festë ditëlindjeje në oborrin e një miku të përbashkët.

“Ka gjithmonë një nivel shtesë të diskrecionit dhe sigurisë. Ju dëshironi të besoni se njerëzit përreth jush do t’ju mbështesin dhe nuk do të telefonojnë  por nuk mund të jeni kurrë i sigurt .” tha ajo teksa tregoi sfidat që kalojnë të famshmit kur bëhet fjalë për jetën e tyre personale

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper u afruan për herë të parë në tetor 2023, menjëherë pas ndarjes së tyre nga Leonardo DiCaprio dhe Irina Shayk.

Që atëherë, të dy kanë bërë disa dalje të përbashkëta publike.

Një burim i afërt me çiftin zbuloi për mediat ndërkombëtare  në janar se, ndërsa një propozim i mundshëm për martesë do të ishte një hap i madh, të dy janë krejtësisht të lumtur me gjendjen aktuale të marrëdhënies së tyre.

Sipas të njëjtave informacione, ata kalojnë kohë me familjet e tyre, por edhe me fëmijët e tyre.

Pavarësisht famës së tyre, çifti ka zgjedhur ta mbajë lidhjen e tyre kryesisht private. Hadid sqaroi për Vogue se kjo nuk është për shkak se ka ndonjë sekret, por sepse ata preferojnë të ndajnë shumë momente intime me njëri-tjetrin .

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb