Pallati “Albania” është qiellgërvishtësja e parë në Beograd, i ndërtuar në vitin 1939.
Ndërtesa ka qenë prej kohësh më e larta në Beograd dhe e dyta në Evropën Juglindore.
Një pjesë e Pallatit “Albania”, pra 381 metra katrorë, e vlerësuar në 3.88 milionë euro, është ofruar në shitje.
Mediat serbe shkruajnë se tre muaj më parë u vu në shitje 381 metra katrorë hapësirë për zyra në Pallatin “Albania”.
Tenderi u shpall në janar. Kjo pjesë e ndërtesës nuk është shitur ende, mëson Kronika e Beogradit.

Palace Albania në Beograd është ndërtuar në një vend ku ka ekzistuar për një kohë të gjatë Cafe Albania.
Në fotot e bëra shumë para vitit 1914 mund të shohim që kafeneja quhet me këtë emër.
Kafeneja është ndërtuar rreth vitit 1840.
Një nga pronarët ishte një burrë i quajtur Mihail “shqiptari”, një serb i shpërngulur nga Shqipëria.
Kështu ai e vuri këtë emër me origjinën e tij.
