Vrasja e pazbadhur e Skerdilajd Konomit, gjyqtari që u vra në Vlorë në një attentat mafioz për shkak të një konflikti për pronat, sipas gazetares Klodiana Lala, tregon se historia me pronat në Shqipëri nuk është mbyllur.

E ftuar në Log për të diskutuar mbi shkaqet e konfliktit që solli vdekjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, gazetarja Klodiana Lala tha se SPAK ka konfirmuar që pronat e Skerdilajd Konomit janë falsifikuar. Por akoma nuk janë gjetur urdhëruesit e vrasjes së tij.

“Historia e pronave duhet të ishte mbyllur. Kemi një masakër me pronat në bregdet, e di cfarë më shqetëson.

Ekzekutori është Elvis Shkambi por frymëzuesi është politika, që e ka shndërruar gjyqtarin në një qënie pa dinjitet.

Në vendet e zhvilluar nuk guxon të fyesh gjyqtarët.

Kur nxjerrin dhe listat e martesës së gjyqtares, për mua s’ka moral. Cfarëdo lloj vendimi të japin, perceptimi është që këta janë të korruptuar”, tha Lala.

Sipas saj, gjuha e ashpër e politikës ka bërë që dinjiteti i gjyqtarit të zhbëhet.

“Ekzekutori është Elvis Shkambi por frymëzuesi është politika, që e ka shndërruar gjyqtarin në një qënie pa dinjitet.

Në vendet e zhvilluar nuk guxon të fyesh gjyqtarët.

Kur nxjerrin dhe listat e martesës së gjyqtares, për mua s’ka moral. Cfarëdo lloj vendimi të japin, perceptimi është që këta janë të korruptuar”, tha Lala.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb