Tatuazhet e para në botë datojnë 5000 vjet më parë që tek mumiet egjiptiane. Skeletet e ekspozuara në Muzeun Britanik e tregojnë diçka të tillë, shkruan BBC.

Së fundmi është zbuluar tatuazhi i një demi të egër dhe i një deleje në krahun e një mumie mashkulli dhe motive ‘S’ në krahun dhe supin e një mumie femre.

Tatuazhet rezulton se kanë filluar të realizohen 1000 vite më parë sesa ishte menduar.

Studiuesit thonë se zbulimi transformon kuptimin tonë mbi atë se si njerëzit jetonin gjatë kësaj periudhe.

Tatuazhet u gjetën në mumjet e meshkujve dhe femrave ‘Gebelein’.

Mumja mashkull 5000 vjeçar është vendosur në Muzeun Britanik, i vizituar nga miliona njerëz çdo vit, që nga zbulimi i tij në një varrezë mbi 100 vjet më parë.

 (BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: