“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në fshatin Fier-Shegan të Lushnjës. Kjo serë ku rriten domatet dhe perimet e tjera, është kthyer në banesën e çiftit Zeneli. Shtëpia e tyre u bë shkrumb e hi në datën 7 shkurt 2021, shkak mendohet se ishte mendohet nga një shkëndijë elektrike.

Tashmë flenë në serë, brenda plastmasit të serës. Jeta brenda serës është bërë e padurueshme nga temperaturat e larta. Ata marrin vetëm 40 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike dhe nuk kanë asnjë të ardhur tjetër.

Fiqerete e Veli Zeneli, të dy 60 vjeçar kanë një histori të dhimbshme. Nga martesa kanë sjell në jetë pesë fëmijë, por tre fëmijë, dy djem dhe vajza u kanë vdekur në lindje. Vajzat i kanë të martuara në dy fshatra të thella të Lushnjës, por edhe ato jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike. Gruaja thotë se jeta e një qeni është më e mirë sesa e saj dhe shton se vajzat i kanë martuar në moshë të vogël edhe pse ëndrrat e tyre ishin të vazhdonin shkollën e lartë. Burrë e grua, me dorë në zemër bëjnë thirrje në emision për ndihmë. Ndiqni klipin në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb