Rënia në peshë nënkupton në përgjithësi pakësimin e masës trupore. Kjo mund të jetë e vullnetshme në kuadër të një regjimi ushqimor me pak kalori, ose e pavullnetshme, si simptomë e një sëmundjeje të caktuar.
Denis Miti është një instruktor palestre i cili ka një histori motivuese pas një ndryshim drastik në fizikun e tij i cili do ta drejtonte tek një stil i shëndetshëm jete. I ftuari i “Vila24” me moderator Anila Cela ai tregon se ka qenë 116 kilogramë por brenda 7 muajsh arriti të humbiste 42.
“Çdo gjë nisi duke parë videot e njerëzve që kishin bërë transformime, aty thashë që dhe unë me peshën që kisha mund ta arrija. Fillova duke studiuar pjesën e ushqimeve online proteinat, karbohidratet, derisa arrita të mblidhja dhe dieta të ndryshme.
Duke u testuar më dha rezultatin më të mirë, unë zgjodha sallatat dhe perimet”, tregon Denisi për News24.