Tirana mbetet ekipi më i mirë në çdo aspekt, të paktën deri në këtë pikë të sezonit, këtë e thonë edhe shifrat: janë ende sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë, por Kastrioti vërtetoi se nuk janë të pandalshëm. Këtë herë Tirana do të ketë përballë ekipin më në formë, ekipin e momentin, pasi Laçi i Mirel Josës i sfidon me shifra të jashtëzakonshme: 10 fitore dhe 1 barazim në 11 ndeshjet e fundit.
Për momentin bardheblutë mund të qëndrojnë të qetë, diferenca prej tre pikësh me kurbinasit pa diskutim që i jep një bonus më shumë. Historia përsëritet për Tiranën, ashtu si edhe në fazën e dytë, kur Kukësi kërkonte të rrëmbente kreun në sfidën direkte, është i njëjti skenar, dhe bardheblutë dëshirojnë që fundi të jetë i njëjtë, atë sfidë “çmontuar” verilindorët më “poker” golash.
Sigurisht Laçi është shumë ndryshe në raport me Kukësin, në drejtimin e Josës janë shumë kompakt, nuk kanë oshilacione, këtë e vërtetuan edhe në fazën e dytë, ku mposhtën kryeqytetasit me rezultatin minimal 1-0.
(BalkanWeb)
