Berat Gjimshiti luajti 45 minuta në humbjen 1-6 në Champions ndaj Bayernit. Paraqitja në Bergamo ishte ndeshja e 324-t zyrtare e Gjimshitit me Atalantën, duke u bërë lojtari i 5-të me më shumë ndeshje në historinë e klubit italian.
Mbrojtësi kuqezi tejkalon edhe legjendën Cristiano Doni (323 ndeshje). Lojtari shqiptar ka hyrë tashmë në historinë e klubit dhe nëse qëndron te kjo skuadër, vetëm sa do përmirësojë veten dhe rekordet. Berat Gjimshiti luan te Atalanta që në vitin 2018, periudhë në të cilën u transferua nga skuadra e Beneventos.
