Kenan Yildiz do të qëndrojë te Juventusi. Lojtari turk ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë, duke arritur kështu një marrëveshje të vlefshme deri më 30 qershor 2030.
“Historia e Kenan Yildiz me Juventusin vazhdon, numri 10 ka rinovuar kontratën e tij, e cila do të mbajë atë në skuadër deri më 30 qershor 2030”- Shkruan klubi.
Yildiz u shpreh i lumtur pas firmës.
“Para së gjithash, dua të falënderoj John Elkann, Damien Comolli, të gjithë ekipin e Juventusit, trajnerin, shokët e mi të ekipit dhe tifozët. Jam shumë i lumtur që rinovoj kontratën time dhe që mbetem në historinë e Juventusit.
Jam i sigurt se do të arrijmë gjëra të mëdha së bashku. E dua Juventusin, që kur kam ardhur, kam qenë i sigurt se do të bëjmë mirë. Faleminderit shumë, dhe deri në fund”.
Yildiz ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në këtë sezon të Serie A.
