Karol Nawrocki, historian konservator dhe mbështetës i lëvizjes MAGA të Donald Trumpit, është betuar sot si president i Polonisë, në një ceremoni të mbajtur në parlamentin polak, raporton Reuters.

Fitorja e tij, me mbështetjen e partisë nacionaliste “Ligj dhe Drejtësi” (PiS), pritet të krijojë sfida për kryeministrin Donald Tusk dhe agjendën e tij pro-BE, duke rikthyer bllokimin politik që u pa edhe gjatë mandatit të Andrzej Dudës.

Nawrocki mund të përdorë fuqinë e vetos për të penguar ndryshimet në reformat gjyqësore dhe për të promovuar politika si ulja e taksave.

“Si kryeministër, deri më tani kam punuar me tre presidentë… Si do të jetë me të katërtin? Do t’ia dalim”, shkroi Tusk në X.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb