Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar hetimet e SPAK ndaj politikës në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore gjatë proceseve hetimore.

Sipas Hitajt, SPAK dhe Gjykata e Posaçme kanë të drejtë të hetojnë, pasi në klasën politike ka pasur raste korrupsioni. Megjithatë, ai nënvizoi se kjo e drejtë morale për të ndëshkuar korrupsionin nuk duhet të vendoset mbi ligjin.

Ai theksoi se çdo procedurë hetuese duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet ligjore, për të garantuar drejtësi të paanshme dhe besueshmëri të institucioneve të drejtësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb