I ashpër ka qenë qëndrimi i Sali Berishës, pas situatës tensionuese te Kuvendi. Ai theksoi se policia hodhi gaz lotsjellës te Xhamia e Namazgjasë, duke detyruar besimtarët të largohen. Gjithashtu shtoi se kryeministri Rama ka bërë një akt të paprecedent duke sulmuar selinë e PD.

“Me qëllim që territori i Xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballje forcat e kryengritjes së armatosur devijuan në kah të kundërt. Kjo nuk mjaftoi banditë me uniformë i kemi filmuar. Kanë hedhur bomba tymuese dhe gazi në kate të ndryshme të Xhamisë, kur besimtarët po faleshin. E mbushën Xhaminë me gaz lotsjellës. Zoti i vraftë. Për këtë krim të shëmtuar janë pasardhës të etërve të tyre barbarë, U bëj thirrje besimtarëve myslimanë të dënojnë këtë akt të shëmuar. Protesta jonë paqësore nuk do të ndalet, por do bëjë gjithçka që të përjashtojë çdo veprim me kundërshtarin vetëm e vetëm që ata të mos ju prishin Namazit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: