Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Mikel Postolli, 37-vjeçarin nga fshati Agim, i cili pasditen e 25 prillit rreth orës 19:10 ka bërë thirrje në afërsi të qendrës së votimit në fshatin Agim, për të djegur kutitë e votimit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se 37-vjeçari mbante në dorë një shishe molotov e ndërsa mësohet se vuan nga probleme mendore.

Më pas shishen e molotovit Postolli e ka hedhur në oborrin e jashtëm të kishës, Agim e cila ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Gazetari

Kuçi ka mundur të që të marrë një dëshmi të Postollit sapo ka dalë nga gjykata:

“Drejtësia do të triumfojë, jeni një organizatë kriminale mafioze”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb