Ministria holandeze e Mbrojtjes ka njoftuar ditën e sotme se do t’i vijë në ndihmë Ukrainës duke e furnizuar atë me tanke dhe pajisje të tjera ushtarake me një vlerë totale prej 120 milionë eurosh.
Vendi tha se do të shpenzonte 45 milionë euro për tanket T-72 pasi po bashkëpunon me SHBA-në dhe Republikën Çeke për një dërgesë prej 90 tankesh çeke të modernizuara për të ndihmuar Ukrainën në betejën kundër Rusisë.
Lajmërimi i tyre vjen pasi edhe SHBA njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë rinovimin e tankeve T-72 dhe raketave të mbrojtjes ajrore Hawk për Kievin.
Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh u tha gazetarëve se SHBA do të paguante për 45 tanke T-72 nga Republika Çeke për t’u rinovuar dhe për financimin për rinovimin e disa raketave të mbrojtjes ajrore Hawk.
(BalkanWeb)
