Holanda u përjashtua nga finalja e Eurovizionit, pas akuzave të ngritura ndaj Joost Klein. Në njoftimin e saj zyrtar, ESC ka bërë me dije se këngëtari holandez nuk do të marrë pjesë sonte në finalen e madhe të Eurovizionit.
Ndonëse organizata nuk e ka përcaktuar se çfarë saktësisht ka ndodhur në lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohet artisti, ka bërë me dije përjashtimin e tij. Në njoftim thuhet se ka një “sjellje të papërshtatshme ndaj një anëtari të produksionit”.
Bëhet me dije se Klein ka goditur një pjesëtar të ekipit izraelit, që ka bërë një koment mosrespektues për vdekjen e babait të tij. Megjithatë as kjo akoma nuk është konfirmuar.
Ndaj Just Klein tashmë ka edhe një kallëzim, teksa ai është marrë në pyetje edhe nga policia. Është marrë në pyetje edhe personi që e denoncoi, edhe dëshmitarë.
(Balkanweb)
