Dëbora dhe akulli po shkaktojnë ndërprerje të rënda të trafikut ajror në aeroportin Schiphol të Amsterdamit gjatë fundjavës. Ashtu si të premten, të shtunën edhe sot ka vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh për shkak të kushteve dimërore dhe nevojës për shkrirjen e akullit të avionëve, njoftoi aeroporti.

Vetëm linja ajrore holandeze KLM anuloi dje mbi 200 fluturime, ndërsa sot pritet të anulohen pothuajse 300 fluturime, raportoi agjencia holandeze e lajmeve ANP duke cituar KLM-në.

Ndërkohë, pati gjithashtu ndërprerje dhe anulime në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor në Holandë.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb